FR i BDI-së në Çair: Rinia, motor i organizimit dhe suksesit

Një mbrëmje mirënjohjeje dhe vlerësimi për të rinjtë e Çairit u organizua pas suksesit të Kuvendit Zgjedhor të Degës së BDI-së në Çair.

Në këtë takim, drejtuesit e degës u shprehën mirënjohës ndaj aktivistëve të Forumit Rinor, të cilët mbajtën barrën kryesore të organizimit dhe koordinimit të një procesi të rëndësishëm politik dhe organizativ.

Sipas tyre, profesionalizmi, përkushtimi, energjia dhe entuziazmi që treguan të rinjtë gjatë gjithë angazhimit janë dëshmi e potencialit të madh që posedon rinia e Çairit dhe e rolit të saj të pazëvendësueshëm në suksesin e proceseve politike.

“Jemi krenarë për këtë gjeneratë që nuk pret mundësi, por i krijon ato me punë, përgjegjësi dhe vullnet. Rinia vazhdon të jetë forca lëvizëse e organizimit tonë dhe garancia për sukseset e ardhshme”, u theksua gjatë takimit.

Nga Forumi Rinor i BDI-së në Çair u ritheksua se angazhimi i të rinjve do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me synimin për të kontribuar në forcimin e organizatës dhe në avancimin e interesave të qytetarëve.

Back To Top