SKANDAL NË Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë: Përfaqësimi i shqiptarëve zero – nga 10 punësime, 10 maqedonas dhe 0 shqiptarë

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë po thellohet shqetësimi për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve. Sipas informacioneve të publikuara, në valën e fundit të punësimeve janë realizuar 10 punësime, ndërsa asnjë prej tyre nuk i ka takuar komunitetit shqiptar. Bilanci është alarmues: 10 të punësuar maqedonas dhe 0 shqiptarë.

Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze për respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore. Ndërkohë që shqiptarët mbeten jashtë proceseve të punësimit, maqedonasit vazhdojnë të sistemohen sipas nevojave dhe dëshirave të strukturave drejtuese, pa u reflektuar asnjë ekuilibër etnik.

Në qendër të kritikave është edhe zëvendësdrejtori i Agjencisë, Fadil Asani nga radhët e VLEN-it, për të cilin kritikët vlerësojnë se roli i tij ka mbetur më shumë formal dhe se ai po shërben si figurë pa ndikim real në proceset vendimmarrëse. Sipas tyre, përfitimet e funksionit kufizohen në privilegjet e postit, si kolltuku i institucionit, vetura zyrtare dhe shoferi, ndërsa në aspektin e mbrojtjes së interesave të shqiptarëve nuk shihet asnjë rezultat konkret.

Nga 10 punësime të fundit, shqiptarët kanë mbetur me pjesën e tyre të zakonshme: zero. Ndërsa pyetja që shtrohet është: Ku mbeti përfaqësimi i drejtë dhe kush do të mbajë përgjegjësi për këtë përjashtim total të shqiptarëve?

Back To Top