U premtua Partizani në Çair, por dje u hap salla sportive “Rasandik” në Komunë e Kisella Vodës.
Ndërkohë që pushteti promovon me krenari investimet e mëdha në sallën “Rasadnik”, qytetarët e Çairit vazhdojnë të presin realizimin e premtimeve për sallën “Partizani”.
Edhe pse salla sportive Partizan u premtua disa herë se do të përfundonte gjatë kësaj vere, punimet kanë mbetur pothuajse në vendnumëro dhe projekti vazhdon të jetë vetëm një premtim i papërmbushur. Kjo tregon një standard të dyfishtë në trajtimin e projekteve sportive dhe ngre pyetje të arsyeshme për prioritetet e institucioneve.
Rekonstruimi i tërësishëm i sallës sportive Rasadnik në Kisella Vodë, ka përfshirë çati të re, tribuna dhe dhoma zhveshjeje të rinovuara, pajisje moderne sportive, qasje për personat me aftësi të kufizuara dhe kushte të përmirësuara për stërvitje dhe gara, salla “Rasadnik” është sërish gati të jetë shtëpia e talenteve të rinj dhe kampionëve të ardhshëm.
Ministri i Sportit, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski, me Kryetarin e Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski dhe me Kryetaren e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkoska Trajkoska, e vunë në përdorim sallën plotësisht të rikonstruktuar, e cila do të rikthehet sërish në shërbim të sportit dhe sportistëve.
