Pacientët humbin terminet, Azir Aliu humbet kohën me premtime

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, po përballet me kritika të shumta për mungesën e rezultateve konkrete, ndërsa kaosi në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup vazhdon t’u shkaktojë probleme të përditshme qytetarëve. Edhe pse janë dhënë premtime të njëpasnjëshme për ndërtimin e garazhit në kate dhe zgjidhjen e problemit me parkingun, deri më tani nuk ka asnjë hap konkret dhe tenderi ende nuk është shpallur.

Qytetarët ankohen se, për shkak të tollovisë dhe mungesës së vendeve për parkim, shpesh humbin terminet mjekësore, ndërsa detyrohen të marrin edhe shoqërues për t’u përballur me kaosin. Zgjidhja e problemit nuk pritet para gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm.

Kritikët e cilësojnë Azir Aliun si një nga ministrat më të dështuar, duke vlerësuar se premtimet kanë mbetur vetëm në fjalë dhe terminologji teknologjike, ndërsa në praktikë mungojnë rezultatet. Sipas tyre, edhe premtimet e VLEN-it për ndryshim dhe efikasitet në qeverisje po përballen me zhgënjimin e qytetarëve, të cilët po humbin durimin përballë problemeve të pazgjidhura në shëndetësi.

Back To Top