Flasin për përfaqësim të drejtë, por shqipen e përkthejnë me aplikacione

Pretendimet për përfaqësim të drejtë po vihen në pikëpyetje pas publikimit të dokumenteve promovuese, në të cilat versioni në gjuhën shqipe përmban përkthime automatike dhe gabime të shumta gjuhësore.

Kritikat theksojnë se është e papranueshme që dokumente zyrtare të prezantohen me një shqipe të përkthyer përmes aplikacioneve, duke dëmtuar seriozitetin institucional dhe duke treguar mungesë respekti ndaj gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Po ashtu, vihet në dukje se projektet që promovohen nuk janë arritje të pushtetit aktual, por janë realizuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit dhe Qeveria e vitit 2021, ndërsa sot paraqiten si suksese të reja.

Sipas reagimeve, në vend që të sigurohet një përfaqësim i denjë dhe respektim i plotë i gjuhës shqipe, qytetarëve u prezantohen dokumente me përkthime të dobëta automatike, duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e institucioneve dhe angazhimin e tyre për barazi reale.

Back To Top