Me vendim të Kryesisë së Degës së Çairit të BDI-së dhe Komitetit të Veteranëve të Degës, i ndjeri Bashkim Mani shpallet Anëtar Nderi i Përhershëm i Komitetit të Veteranëve të BDI – Dega Çair, pas vdekjes.
Ky vlerësim jepet në shenjë mirënjohjeje dhe respekti të thellë për kontributin, përkushtimin dhe angazhimin e tij shumëvjeçar në rrugëtimin dhe kauzën e përbashkët.
Emri dhe vepra e Bashkim Manit do të mbeten pjesë e kujtesës kolektive dhe do të shërbejnë si frymëzim për brezat që vijnë.
