Një donacion mund të ndryshojë një jetë – SOS VITA kërkon mbështetje për 20 karroca elektrike

Shoqata humanitare SOS VITA ka nisur një fushatë humanitare me synimin për të siguruar 20 karroca elektrike për personat me aftësi të kufizuara në Maqedoninë e Veriut, duke u bërë thirrje qytetarëve, bizneseve dhe donatorëve që të mbështesin këtë iniciativë.

Projekti do të realizohet me rastin e përvjetorit të themelimit të shoqatës, më 27 shtator, ndërsa vlera e një karroce elektrike është 1.590 euro. Kostoja totale e projektit arrin në 31.800 euro.

Nga SOS VITA theksojnë se dhurimi i këtyre karrocave do t’u mundësojë përfituesve më shumë pavarësi në lëvizje, një cilësi më të mirë jetese dhe më shumë dinjitet në përditshmërinë e tyre.

Shoqata apelon që çdo kontribut, pavarësisht shumës, është i rëndësishëm dhe ndihmon në realizimin e këtij misioni humanitar, me synimin që 20 familje të përjetojnë një ndryshim të prekshëm në jetën e tyre.

Back To Top