Problemet me transportin publik vazhdojnë të përsëriten, ndërsa qytetarët përballen sërish me vështirësi gjatë udhëtimit. Një autobus ka pësuar defekt në mes të rrugës, duke i detyruar pasagjerët të zbresin dhe të vazhdojnë rrugën në këmbë ose të presin një mjet tjetër.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta nga qytetarët, të cilët shprehen të revoltuar me gjendjen e transportit publik dhe kërkojnë zgjidhje konkrete, e jo premtime.
Defektet e njëpasnjëshme po ngrenë pikëpyetje serioze për mirëmbajtjen e autobusëve dhe menaxhimin e transportit publik. Ndërkohë, kritikat ndaj pushtetit vazhdojnë të shtohen, pasi qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe masa të menjëhershme për të garantuar një shërbim të sigurt dhe funksional.
