Ku ishim – ku e lamë: BDI – Dy dekada krenarie, nga përjashtimi i gjuhës shqipe deri te statusi i saj zyrtar në institucionet e shtetit

Shkup – BDI publikoi një fotografi krahasuese të viteve 2001 dhe 2024, përmes së cilës thekson ndryshimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Sipas BDI-së, para vitit 2001, në shumë institucione shtetërore tabelat, mbishkrimet dhe dokumentet zyrtare ishin vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa sot gjuha shqipe është e pranishme në institucionet e shtetit me tabela, mbishkrime dhe dokumente dygjuhëshe, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Përmes mesazhit “Ku ishim – ku e lamë”, BDI e paraqet këtë ndryshim si një nga arritjet më të rëndësishme të dy dekadave të fundit, duke e cilësuar statusin zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet e shtetit si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave gjuhësore dhe barazisë.

Back To Top