Sot, gjatë promovimit të një rruge në Strugë, ra në sy mungesa e përfaqësuesve të strukturave të Lëvizja Demokratike – Dega në Strugë, të zgjedhur përmes Kuvendit Zgjedhor të mbajtur rreth një vit më parë.
Ajo që veçanërisht tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e z. Kreka, si dhe e disa prej themeluesve dhe figurave të njohura të kësaj partie në Strugë. Mungesa e tyre në një aktivitet ku ishte e pranishme Kaltrina Zekolli ngre natyrshëm pyetjen: A kemi të bëjmë me një bojkot të organizuar apo me një shenjë të qartë të pakënaqësisë brenda strukturave të kësaj partie?
Kjo situatë vjen vetëm pak ditë pas reagimit publik të kryetarit të Degës së Lëvizjes Demokratike në Veleshtë, i cili shprehu pakënaqësi për, siç u tha, anashkalimin e këtij vendbanimi në pozitat lokale dhe qendrore.
Të gjitha këto zhvillime duket se tregojnë për një pakënaqësi në rritje brenda strukturave të Lëvizjes Demokratike në Strugë. Mungesa e sotme e një pjese të rëndësishme të strukturave dhe themeluesve të kësaj partie në një aktivitet publik ku ishte e pranishme Kaltrina Zekolli, vetëm sa e shton përshtypjen se përçarjet dhe pakënaqësitë e brendshme po bëhen gjithnjë e më të dukshme.
Nëse këto mungesa kanë qenë të rastësishme apo pjesë e një bojkoti politik, mbetet për t’u parë. Por ajo që është e qartë është se sot në Strugë u pa një mungesë e dukshme e mbështetjes politike nga bashkëpartiakët e Kaltrina Zekollit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi gjendjen e brendshme të këtij subjekti politik në Strugë.
