DORËHIQET BASHKIM MURTEZI, PËRGJEGJËSI I VLEN-IT PËR PUNËSIMET: KOALICIONI NUK MUND TË PUNËSOJË ASNJË SHQIPTAR

Bashkim Murtezi, përgjegjësi i VLEN-it për çështjet kadrovike, punësimet dhe pozitat në institucionet shtetërore, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij, mëson portali ynë nga burime brenda koalicionit.

Sipas burimeve tona, arsyeja kryesore e dorëheqjes është fakti se VLEN-i nuk ka arritur të punësojë pothuajse asnjë shqiptar në institucionet që kontrollohen nga Qeveria, pavarësisht premtimeve të mëdha të dhëna para qytetarëve.

Murtezi, si person përgjegjës për punësimet dhe emërimet, është përballur drejtpërdrejt me pafuqinë e VLEN-it për të siguruar vende pune, pozita drejtuese dhe përfaqësim institucional për shqiptarët.

Burimet thonë se pakënaqësia është shtuar për shkak se kërkesat e VLEN-it për punësime shqiptare janë refuzuar ose injoruar, ndërsa VMRO-DPMNE-ja vazhdon t’i plotësojë institucionet me kuadrot e saj.

Dorëheqja e Murtezit paraqet një goditje të rëndë për udhëheqësinë e VLEN-it, sepse vjen pikërisht nga njeriu që kishte për detyrë të realizonte një nga premtimet kryesore të koalicionit: punësimin dhe avancimin e shqiptarëve.

Në vend të vendeve të reja të punës, shqiptarët po përballen me largime, degradime dhe zvogëlim të përfaqësimit në administratë. Ndërkohë, VLEN-i vazhdon të qëndrojë në Qeveri pa arritur të sigurojë asnjë ndikim real në politikat kadrovike.

Deri në publikimin e këtij lajmi, as Bashkim Murtezi dhe as drejtuesit e VLEN-it nuk kanë dhënë sqarim publik për dorëheqjen.

Back To Top