Një fotografi nga një aktivitet zyrtar ka nxitur reagime, pasi ministri Ivan Stoilkoviq shihet në plan të parë, ndërsa zëvendëskryeministri Bekim Sali mbetet pas tij.
Kritikët e VLEN-it e shohin këtë si një simbol të rolit të dobët politik të koalicionit në Qeveri, duke pretenduar se përfaqësuesit e tij nuk kanë peshën që premtuan para qytetarëve. Sipas tyre, fotografia është një tjetër dëshmi se VLEN po pranon një rol dytësor në ekzekutiv.
