Ekspertët juridik: Nuk ka prokuror që mund të iniciojë lëndë individuale për vendim kolektiv

Shkup, 8 gusht – Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili në fund të shkurtit, pas 14 muajsh në arrati, u paraqit në pikën kufitare të Bllacës, është në arrest shtëpiak për gjashtë muaj, ndërkohë që Prokuroria, ndryshe nga më herët, tani hesht. Madje, nuk ka përgjigje nëse do të ngrihen akuza kundër tij apo nëse procedurat do të ndërpriten për dyshimet për vendim qeveritar në prokurimin e makinave të lojërave të fatit për nevojat e Lotarisë Shtetërore. Veç kësaj, Grubi akoma nuk ka dhënë deklaratë të re në Prokurori për dyshimin që ka prokurori i rastit.

“Çështja ështja është nën hetim, po ndërmerren veprime dhe më shumë detaje nuk mund të ndahen në këtë kohë”, kanë thënë shkurt për Sloboden Peçat nga Prokuroria. Kur u pyetën nëse Grubi ka dhënë ndonjë deklaratë, Zyra e Prokurorit as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi atë, duke u përgjigjur vetëm shkurt: “Detajet e procedurës nuk mund të ndahen në këtë kohë”.

Dënim selektiv për vendim kolektiv, nuk ka
Megjithatë, e vërteta duket krejtësisht ndryshe: hetimet kanë përfunduar madje pa nis mirë ato, pasi nuk ka një prokuror që mund të iniciojë një lëndë që mund të hidhet poshtë nga gjykata. “Dënim selektiv për vendim kolektiv nuk ka patur ndonjëherë dhe nuk mund të ketë”, thonë njohësit e çështjeve penale.

“Është shumë e vështirë, konkretisht e pamundur që ndonjë gjykatës, apo jurist, të pranojë ta gjykojë një vepër që nuk është e paraparë në asnjë nen dhe në asnjë ligj. Vota e një anëtari të Qeverisë nuk mund të jetë më e madhe se vota e ndonjë anëtari tjetër! Ose, nënshkrimi i një ministri të jetë më i rëndësishëm se nënshkrimi i ministrave tjerë. Dënim selektiv në vendim kolektik nuk ka askund në Maqedoni, kjo është ABC e drejtësisë”.

Back To Top