Analisti Sefer Selimi i ka drejtuar një pyetje të drejtpërdrejtë VLEN-it lidhur me mungesën e gjuhës shqipe në tabelat rrugore që po vendosen nga pushteti aktual.
Përmes një reagimi në Facebook, Selimi kërkon nga VLEN-i të sqarojë pse, edhe pse përgjegjësia për vendosjen e tabelave tashmë bie mbi qeverisjen aktuale, shqipja vazhdon të mungojë.
“E lus VLEN-in të na tregojë pse BDI e ka fajin që shqipja vazhdon mos të jetë në tabelat që vendosen nga kjo qeveri”, shkruan Selimi.
Deklarata e tij ngre një pikëpyetje të fortë politike: nëse këto tabela po vendosen sot nga kjo Qeveri, pse përgjegjësia vazhdon t’i atribuohet BDI-së?
Çështja e përdorimit të shqipes në tabelat rrugore po rikthehet në vëmendje, ndërsa Selimi kërkon përgjigje konkrete nga përfaqësuesit shqiptarë në pushtet.
