BDI ka reaguar ashpër ndaj përbërjes së fundit të të pranuarve në Akademinë Policore, duke e cilësuar atë si një tjetër dëshmi të politikave të VLEN-it ndaj shqiptarëve.
Sipas të dhënave të bëra publike, në Akademinë Policore janë pranuar gjithsej 319 kandidatë, prej të cilëve 310 maqedonas dhe vetëm 9 shqiptarë.
BDI e konsideron këtë raport si shqetësues, duke ngritur pikëpyetje mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet e sigurisë.
„Akademia Policore – BDI: Poshtërimi që solli VLEN-i!“, është mesazhi i BDI-së, e cila akuzon pushtetin se ka dështuar të sigurojë përfaqësim të barabartë për shqiptarët.
Raporti prej 310 maqedonas ndaj vetëm 9 shqiptarëve ka nxitur reagime në opinion, veçanërisht duke pasur parasysh premtimet për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore.
