Skena politike në vend për çdo ditë e më shumë po pëson ulje-ngritje me lëvizjet e aktorëve të caktuar në qytete të ndryshme të vendit.
Pas Fatmir Limanit nga Besa, lëvizje apo kthime te Ali Ahmeti kanë filluar edhe nga Lëvizja Demokratike, madje nga bërthama të brendshme të saj. Javën e ardhshme pritet që z. Ali Ahmeti të takojë personalisht struktura të Lëvizjes Demokratike në Strugë, Dibër,Tetovë dhe Likovë.
Arsyetimi nga burime të brendshme të Lëvizjes Demokratike është se qytetet e tjera janë tërësisht të harruara nga Izet Mexhiti, i cili është përqendruar vetëm në Çair dhe Saraj, duke shpërndarë pothuajse të gjithë pushtetin në këto dy vende.
Të zhgënjyer, ata thonë se shumë shpejt do të ketë dyndje të mëdha drejt Bashkimit Demokratik për Integrim.
Në ditët në vijim priten lëvizje edhe nga partia Alternativa, dega Kumanovë.
