Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në një iftar modest në familjen Kayacık, ku u prit me mikpritje të përzemërt dhe atmosferë të ngrohtë familjare.
Gjatë kësaj mbrëmjeje të veçantë, Presidenti Erdoğan falënderoi familjen për bujarinë dhe zemërgjerësinë e treguar, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, unitetit dhe vlerave tradicionale që forcojnë lidhjet shoqërore, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Sofrat dhe zemrat e hapura janë dëshmi e shpirtit të lartë të popullit tonë. I falënderoj sinqerisht familjen Kayacık për mikpritjen e tyre të ngrohtë,” u shpreh Presidenti Erdoğan.
Në përfundim, ai uroi që nga kjo vatër familjare të mos mungojnë kurrë shëndeti, paqja dhe begatia, duke theksuar se fryma e bashkimit dhe ndarjes së bukës së iftarit është një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë.
