ADEMI: OPONENT E KEMI VMRO-NË, VLEN NUK PYETET AS PËR MINISTRAT E VET

Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, nëemisionin “Debat në Shenja”, ka hedhur poshtëpretendimet se BDI është e rezervuar në kritikatndaj VMRO-DPMNE-së. I pyetur nga gazetariAbedin Ismaili për qëndrimet e partisë ndajpushtetit, Ademi rikujtoi protestat dhetransparentet e vendosura në Kuvend, ndërsa përkritikat lidhur me reagimin e BDI-së pas rastit tërrahjes së dy të rinjve shqiptarë, ai iu referuainterpelancës.

“A i shikoni interpelancën. Merrni shikoniinterpelancën”, tha Ademi.

Gjatë debatit, Ismaili e pyeti pse BDI nuk kishtekërkuar shkarkimin e ministrit të Punëve tëBrendshme, Toshkovski, por kishte kërkuardorëheqjen e zëvendësministrit Astrit Iseni. Ademi tha se VLENnuk qëndron për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Stoilkoviq, duke rikujtuarse ai është zgjedhur me votat e VLEN.

Ademi në fund theksoi se kundërshtarin politik tëBDI-së e sheh te VMRO-DPMNE-ja, ndërsakritikoi koalicionin VLEN.

“Të shikojmë drejt, oponent e kemi VMRO-në.VLEN nuk mund t’i rezistojnë kohës. Ky formacionartificial do të shkërmoqet. Mos na vlerësoni mestandardet e VLEN-it, VLEN nuk pyetet as përministrat e vet”, deklaroi Ademi.

Back To Top