Ahmeti takohet me u.d. ambasadoren e SHBA-së, Nicole Varnes

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim me ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara në vend, Sh.S. znj. Nicole Varnes.

Gjatë takimit është diskutuar për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, marrëdhëniet ndëretnike dhe zhvillimet aktuale që lidhen me stabilitetin dhe paqen në vend dhe më gjerë.

Ahmeti ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për proceset demokratike dhe perspektivën euroatlantike të vendit, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejmë të partneritetit mes dy vendeve.

Të dy palët janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit në funksion të stabilitetit, reformave dhe integrimit euroatlantik të vendit.

Back To Top