Emrat e ministrave të rinj pritet të bëhen publikë në fundjavë, ndërsa në opinion po shtohen pyetjet nëse partnerët e koalicionit VLEN po marrin pjesë reale në vendimmarrje apo vetëm po presin vendimet që vijnë nga kryeministri Hristijan Mickoski.
Pas paralajmërimeve për rikonstruim qeveritar, kritikët vlerësojnë se VLEN po tregon gjithnjë e më pak ndikim në proceset kyçe, pavarësisht premtimeve për një rol më të fuqishëm dhe përfaqësim më të denjë të shqiptarëve në ekzekutiv.
Sipas vëzhguesve politikë, mënyra se si po zhvillohen negociatat lë përshtypjen se fjala kryesore i takon Mickoskit, ndërsa partnerët shqiptarë të VLEN-it po presin të mësojnë emrat që do të vulosen në fundjavë.
Kjo ka nxitur reagime dhe kritika se VLEN, në vend që të imponojë prioritetet dhe kuadrot e saj, po rrezikon të mbetet në plan të dytë, duke pranuar vendime të marra nga qendra e pushtetit. Ndërkohë, publiku pret të shohë se cilët do të jenë emrat e rinj dhe nëse rikonstruimi do të sjellë ndryshime konkrete apo vetëm riorganizim të posteve.
