Në opinionin publik po ngrihen pyetje lidhur me angazhimin dhe pagesat që, sipas pretendimeve të ngritura, vazhdojnë t’i realizohen Haqim Ramadanit nga Komuna e Çairit.
Sipas këtyre pretendimeve, ndërkohë që shumë aktivistë të VLEN-it vazhdojnë të presin punësime dhe kontrata të premtuara, Haqim Ramadani vazhdon të përfitojë të ardhura mujore që thuhet se tejkalojnë 1.000 euro nga Komuna e Çairit. Kjo situatë ka nxitur reagime dhe diskutime në opinionin publik, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën e shpërndarjes së angazhimeve dhe pagesave publike.
Nga ana tjetër, aktivistët e VLEN-it vazhdojnë të jenë në pritje të kontratave të punës, pavarësisht premtimeve për përfshirje më të madhe dhe punësime në administratë.
Qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe transparencë të plotë nga Komuna e Çairit, duke kërkuar sqarime mbi kontratat, angazhimet dhe kompensimet financiare që lidhen me këto pagesa. Ata theksojnë se mjetet publike duhet të menaxhohen me përgjegjësi dhe transparencë maksimale.
