Alarm nga Brukseli – Bujar Osmani Në rrezik Marrëveshja e Ohrit dhe rruga drejt Bashkimit Evropian
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka shkuar në Bruksel për t’u takuar me zyrtarë të lartë evropianë dhe për t’i informuar mbi zhvillimet shqetësuese politike në vend.
Gjatë takimeve, Osmani ka ngritur shqetësimin për ngadalësimin e rrugës së vendit drejt Bashkimit Evropian, përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike, si dhe cenimin e parimeve themelore të Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas tij, këto zhvillime mund të kenë pasoja serioze për stabilitetin politik dhe të ardhmen evropiane të vendit.
