Sot flet për Tetovën, Kërçovën e Strugën – dje heshti si funksionar i BDI-së, sot paraqitet si kritiku më i madh

Izet Mexhiti sot del me kritika ndaj BDI-së, duke pretenduar se nuk është treguar e kujdesshme ndaj Tetovës, Kërçovës dhe Strugës. Por deklaratat e tij kanë ngritur pikëpyetje të shumta, pasi për vite me radhë ai ishte funksionar i lartë i BDI-së dhe asnjëherë nuk shprehu publikisht të njëjtat kritika.

Sot, kur nuk është më pjesë e asaj strukture, Mexhiti përpiqet të paraqitet si kritiku më i madh i politikave që dikur i mbështeste dhe i zbatonte si pjesë e qeverisjes. Kjo ka bërë që shumë ta cilësojnë këtë ndryshim qëndrimi si një përpjekje për të rishkruar të kaluarën politike.

Pyetja që shtrohet është e thjeshtë: nëse Tetova, Kërçova dhe Struga ishin lënë pas dore, pse Izet Mexhiti nuk e ngriti zërin atëherë kur ishte pjesë e vendimmarrjes, por vetëm tani, kur ndodhet në anën tjetër të skenës politike?

Back To Top