Themelohet Sekretariati për Kulturë – BDI Çair
Sot, në kuadër të përforcimit të strukturave tona dhe angazhimit për zhvillimin e jetës kulturore në Çair, themeluam Sekretariatin për Kulturë në BDI Çair.
Sekretare e këtij sekretariati u emërua Albanë Mustafa.
Sekretariati për Kulturë do të shërbejë si platformë për promovimin e vlerave kulturore, mbështetjen e krijimtarisë artistike dhe fuqizimin e bashkëpunimit me artistë, profesionistë dhe institucione kulturore.
Qëllimi ynë është që kultura të jetë pjesë aktive e jetës së përditshme, duke krijuar hapësira për shprehje, zhvillim dhe përfshirje të të gjitha gjeneratave.
BDI Çair vazhdon të ndërtojë struktura funksionale me njerëz të përkushtuar dhe vizion të qartë për komunitetin.
