Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në kufi: “Më konsiderojnë armik nga shërbime sekrete sllave

Një incident i rëndë është raportuar nga ish-ushtari i UÇK-së, Dardan Krasniqi, i cili pretendon se është ndaluar për rreth 40 minuta nga policia në kufirin e Maqedonisë së Veriut gjatë një vizite në burgun e Idrizovës, njofton Flaka

Sipas Krasniqit, gjatë ndalimit atij i është komunikuar një informacion shqetësues:

“Polici dhe shefi i ndërrimit – që ishin shqiptarë – më thanë se për dy shërbime sekrete të inteligjencës sllave konsiderohem njeri shumë armiqësor.”

Ai shton se është paralajmëruar të tregojë kujdes të shtuar:

“Më thanë se nëse has në polici të nacionalitetit maqedon, mund edhe të arrestohem.”

Megjithatë, Krasniqi ka falënderuar policët shqiptarë për sjelljen e tyre:

“Policët shqiptarë të shtetit maqedon i falënderoj për korrektësinë profesionale dhe patriotike.”

Në reagimin e tij publik, ai e përshkruan situatën si një presion të vazhdueshëm ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së:

“Po na mbyllen rrugët edhe për vizita të domosdoshme dhe për të vizituar shokët tanë të rënë.”

Ai paralajmëron se raste të tilla krijojnë pasiguri, sidomos kur udhëtohet me familje:

“Janë raste që krijojnë trauma – sidomos kur je me familje.”

Në fund, Krasniqi jep një mesazh të fortë për pozitën e ish-luftëtarëve shqiptarë:

“Po mbetemi armiqësor edhe për sllavët edhe për ‘shqiptarët’. Të privuar nga çdo e drejtë.”

Ai thekson se e ka bërë publik rastin vetëm pas insistimit të bashkëluftëtarëve, duke e konsideruar si paralajmërim për kujdes të shtuar. 

Back To Top