Pas reagimeve të shumta të opinionit publik në rrjetet sociale, sot është larguar billbordi me mbishkrimin “Mirë se vini në Shkup”, i cili u montua mbrëmjen e së premtes nga ana e administratës së qytetit.
Në rrjetet sociale shpërthyen kritika të ashpra ku pretendohej se për krijimin e tij është përdorur inteligjencë artificiale. Sipas qytetarëve, objektet nuk janë paraqitur në mënyrë reale dhe ka një sërë gabimesh trashanike në simbolet karakteristike të Shkupit.
Ditën e sotme, qytetarët njoftojnë se billbordi tashmë është hequr plotësisht. Nga ana tjetër, Qyteti i Shkupit nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar se kush e ka realizuar këtë tabelë dhe mbi çfarë kontrate apo marrëveshjeje është financuar ajo.
