Paralajmërimi për krijimin e një partie të re që synon përfaqësimin e komunitetit serb në Maqedoninë e Veriut, i iniciuar nga ish-kryetari i Komunës Qendër Sasha Bogdanoviq, ka nxitur përplasje politike.
LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në se në bashkëpunim me shërbimin sekret serb BIA po qëndron pas këtij projekti për të krijuar një parti satelite me orientim pro-rus dhe për të fragmentuar votën opozitare.
Sipas LSDM-së, subjekti i ri do të jetë një kopje e “Srpska liga” nga Serbia dhe vjen pas, siç pretendojnë ata, margjinalizimit të partisë ZNAM.
