Sulm nga qentë endacakë në Tetovë, 68-vjeçarja përfundon me lëndime të rënda

Një grua 68-vjeçare ka përfunduar në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të rënda trupore pasi tentoi të largohej nga një tufë qensh endacakë. Sipas denoncimit në SPB Tetovë, SH.O. (68) u rrëzua në rrugën “Gjorçe Petrov”, teksa po ikte nga qentë që e kishin sulmuar. Rasti është evidentuar nga policia dhe po dokumentohet.

Lexo më shumë

Kuzeska: Firma private pagoi lobistë në SHBA për Mickoskin

Zëdhënësja dhe anëtarja e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, në një konferencë për shtyp bëri pretendime për një marrëveshje midis kompanisë me seli në Shkup, “ATS Group DOOEL”, dhe firmës amerikane të lobimit “Mercury Public Affairs”, duke e lidhur marrëveshjen me promovimin e temave që lidhen me Qeverinë dhe Kryeministrin Hristijan Mickoski në Shtetet…

Lexo më shumë

🔴 Paralajmërim – protestë kundër vendimit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së edhe në Shkup

Pas protestave të zhvilluara në Kosovë pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, një marsh protestues është paralajmëruar edhe në Shkup. Këshilli Organizativ i Marshit Protestues ka njoftuar se po organizon një tubim në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët më 16 shtator…

Lexo më shumë

“Dikur e quante gënjeshtër me bisht”, sot si ministër sjell “modelin e kombinuar” – Shasivari përballë fjalëve të tij

Nga mbështetja e 385 studentëve shqiptarë dhe kërkesa për provimin e jurisprudencës në shqip, te një model që e ndan provimin mes shqipes dhe maqedonishtes. Ky është ndryshimi në qëndrimin e Jeton Shasivarit, nga kritiku i vendimit të Ministrisë së Drejtësisë te ministri që sot duhet të japë zgjidhjen. Në shkurt, kur ende nuk ishte…

Lexo më shumë

Ndërron jetë 13 vjeçari nga Shkupi që u therr me thikë para tri javësh

Ka ndërruar jetë 13 vjeçari i cili ishte therur me thikë, gjatë një përleshje në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Çair. Ngjarja kishte ndodhur në fillim të muajit shtator. Në incidentin kanë marrë pjesë pesë persona, katër prej tyre kanë qenë të mitur një person madhor. Gjatë përleshjes janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli. Nga goditjet…

Lexo më shumë

Erdoğan i bën thirrje botës: “Rindërtimi i Gazës duhet të nisë menjëherë”

Bota duhet të fillojë menjëherë rindërtimin e Rripit të shkatërruar të Gazës, tha të martën presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. “Ne duhet të fillojmë menjëherë rindërtimin e Gazës”, tha ai në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i nxitur udhëheqësit botërorë të “ushtrojnë presion më të madh mbi Izraelin”. Që kur militantët e…

Lexo më shumë

“Hajde edhe ti në shesh”-Shfaqen grafite në Prishtinë me thirrje për protestën e orës 21:00 kundër vendimit të Speciales

Në muret e Fakultetit Juridik në Prishtinë janë shfaqur grafite me thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për sonte në orën 21:00. Kjo thirrje u drejtohet qytetarëve për t’iu bashkuar protestës që pritet të mbahet sonte në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Lexo më shumë

Ish-ambasadori Hysa: Kurti i ka thënë Pendarovskit dua ta heq luftën nga politika, e hoqa në Kosovë, tani në Maqedoni

Ish ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Ylber Hysa, në komentet e rezultateve të zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, veprimtarinë e kryeministrit Albin Kurti e pa si minim të faktorit shqiptar por edhe të faktorit maqedonas pro-shqiptar siç ishte ish presidenti Stevo Pendarovski. Ish diplomati kosovar Hysa në RTV 21 komentoi kandidatët presidencial në Maqedoni të…

Lexo më shumë

🔴 Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli:6 të arrestuar, sekuestrohenmbi 100 mijë euro

Gjashtë persona janë arrestuar në një aksion policor në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli, nën drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas hetimeve, grupi dyshohet se nga viti 2024 deri më 2026 është marrë me kontrabandimin e cigareve dhe duhanit, futjen ilegale të barnave dhe suplementeve, si dhe me vepra korruptive….

Lexo më shumë
Back To Top