Rami Mislimi: Djali i Naser Ziberit bëhet NOTER. Revoltë e madhe në VLEN?
Rami Mislimi, pronar i portalit Tetovasot, ka njoftuar me një postim në Facebook lidhur me emërimin si noter të djalit të ish-kandidatit të BDI-së për kryeministër, Naser Ziberi.
Në postimin e tij, Mislimi, me një dozë ironie, thotë se ai vetë, si votues dhe mbështetës i VLEN-it, pret prej dy vitesh të emërohet noter dhe ngre pyetje se si është marrë vendimi.
“Djali i kandidatit për kryeministër nga BDI, Naser Ziberi, sapo u bë NOTER! E tash, unë si votues dhe fans i VLEN-it, që pres prej dy vitesh të bëhem NOTER, si ta kuptoj këtë punë? Kush e nënshkroi? Kush e bëri? Kush intervenoi? Kush vendosi? Vendimin sapo e pashë, por nuk tregon se kush e ka nënshkruar. VLEN-i mendon për shqiptarët, nuk bën dallime partiake”, shkruan Mislimi.
Postimi i tij ka nxitur reagime dhe komente në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi procesin e emërimeve dhe perceptimin për trajtimin e kandidatëve në institucionet shtetërore.
