Politikani serb kontroverz Milorad Dodik ka pritur mikun e tij putinist, politikanin nga Maqedonia e Veriut, Ivan Stoilkoviq, që si anëtar i kabinetit të Mickoski ka detyrë të mbikëqyrë edhe Marrëveshjen e Ohrit që rregullon relacionet etnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve, raporton gazeta KOHA.
Që të dy duken të kënaqur me gota rakie në dorë duke ngritur dolli sesa atë që shkruajnë se diskutuan gjendjen e popullit serb në rajon.
“Është obligim i yni t’i ruajmë lidhjet mes serbëve kudo që janë”, shkruan mes tjerash Dodik.
Që të dy politikanët janë të njohur për qëndrimet shoviniste serbe dhe simpatinë për ‘Rusinë vëllazërore’ të cilës i ngrejnë dolli hapur edhe mjedis Shkupi duke shkaktuar skandal e në prani të kreyministrit maqedonas Hristijan Mickoski i cili e relativizoi çështjen. Që të dy rregullisht janë të ftuar në Moskë në ceremoni të ndryshme të regjimit të Putinit.
Zëvendëskryeministri aktual, Ivan Stoilkoviq që para zgjedhjeve nuk fshehte shovinizmin serb me pretendime se në Maqedoni të Veriut më “shqiptarët nuk do të na e presin kostumet”. Pas zgjedhjeve, si zyrtar i lartë deklaronte hapur se nuk e njeh shtetësinë e Kosovës dhe përgjatë administrimit të ministrisë së komuniteteve në vazhdimësi është akuzuar për diskriminin të shqiptarëve në kundërshti me legjislacionin në fuqi.
Stoilkoviq edhe nga vetë autoritetet e kundërzbulimit të inteligjencës së Maqedonisë së Veriut kosniderohej një aset i shërbimeve të inteligjencës serbe dhe ruse dhe vëzhgohej nga ta.
