Drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike (AEK), Nusret Haliti, ka përzgjedhur për punësim Besim Jahiun, i cili, sipas informacionit të përcjellë, është djali i baxhanakut të tij.
Punësimi është bërë përmes shpalljes nr. 0401-1914/1, të datës 15.07.2026. Sipas informatave, në konkurs kanë aplikuar vetëm dy persona, ndërsa vendimin për përzgjedhjen e Besim Jahiut e ka marrë drejtori Haliti.
Vendimi është evidentuar më 30.07.2026, ndërsa kontrata e punës ka filluar më 01.08.2026.
Lidhja familjare mes drejtorit dhe personit të përzgjedhur ngre pikëpyetje për mënyrën e zhvillimit të procedurës dhe mundësinë e konfliktit të interesit.
Rasti pritet të ngrejë debat lidhur me transparencën dhe kriteret e përzgjedhjes në institucionet publike.
