Nafie Selmani: A guxon VLEN-i ta përkrahë Marshin për Çlirimtarët, apo nuk guxon?

Nafie Selmani ka kritikuar ashpër koalicionin VLEN, duke e akuzuar për heshtje ndaj çështjeve që, sipas saj, lidhen me të drejtat dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve.

Duke komentuar Marshin Protestues për Çlirimtarët, Selmani ngriti pyetjen nëse VLEN-i guxon ta përkrahë këtë protestë.

“A guxon VLEN-i ta përkrahë Marshin Protestues për Çlirimtarët, apo nuk dëshiron? Nuk guxon”, deklaroi Nafie Selmani.

Ajo tha se nuk e di nëse bëhet fjalë për mungesë vullneti apo mungesë guximi politik, por sipas saj, një gjë është e qartë: kur bëhet fjalë për të drejtat dhe dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, VLEN-i hesht.

Selmani e lidhi kritikën e saj edhe me tekstin shkollor të Gjeografisë, botimi i vitit 2025, duke pretenduar se në të Kosova përmendet me termin “Metohi”.

“Janë këta të njëjtit që edhe pasi premtuan se do ta korrigjojnë këtë libër, nuk e bënë”, tha ajo.

Në fund, Selmani kritikoi drejtuesit e VLEN-it për qëndrimet e tyre, duke deklaruar:

“Deklarohen shqiptarë, por sipas veprimtarisë së tyre, dyshoj shumë që ata ndihen shqiptarë.”

Back To Top