Izet Mexhiti përvetëson vendimin e vitit 2021 – atëherë as LD-ja, as VLEN-i nuk ekzistonin!

Sedat Alija :

Izet Mexhiti vazhdon të promovojë si “suksese” vendime të vitit 2021, në një kohë kur as Lëvizja Demokratike (LD) dhe as koalicioni VLEN nuk ekzistonin.

Faktet janë të qarta dhe të dokumentuara.

Vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve në Qytetin e Shkupit ka hyrë në fuqi me publikimin në “Gazetën Zyrtare të Qytetit të Shkupit”, Nr. 27-2792/1, më 30 mars 2021.

Pjesë e këtij vendimi është edhe riemërtimi i ish-rrugës “Dizhonska 1” në “Avni Mula”, të cilën sot Izet Mexhiti tentoi ta promovojë si arritje të tij.

Mirëpo, dokumentet zyrtare dëshmojnë se ky vendim është marrë dhe ka hyrë në fuqi në vitin 2021, në kohën kur BDI ishte pjesë e pushtetit. Në atë periudhë, as Lëvizja Demokratike (LD) dhe as koalicioni VLEN nuk ekzistonin, prandaj është e pamundur që ato të kenë qenë bartëse të këtij procesi.

Vendimet zyrtare nuk ndryshohen nga deklaratat politike dhe as nuk marrin autor të ri katër apo pesë vjet më vonë. Ato mbeten të datuara, të dokumentuara dhe të verifikueshme.

Përvetësimi i punës së kryer nga të tjerët nuk përbën sukses politik. Përkundrazi, është një përpjekje për të krijuar një perceptim që nuk mbështetet në faktet dhe dokumentet zyrtare.

Back To Top