Gjithsej 20 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar në 24 orët e fundit deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, nga të cilat një është aktiv, një është nën kontroll, ndërsa 18 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Zjarr aktiv ka në komunën Makedonski Brod në fshatin Greshnicë, v. q. Stojanova Naselba, ku po digjet vegjetacion i ulët, pyll i degraduar dhe shkurre.
Nën kontroll është vendosur zjarri në komunën e Dellçevës, te deponia e Dellçevës.
QMK informon se janë shuar 18 zjarre: Komuna e Karposhit: rr. Skupi pa nr. (mbeturina dhe shtyllë); Komuna e Petrovecit: fsh. Ognjanc (mbeturina); Komuna e Butelit: fsh. Vizbeg (mbeturina); Komuna e Manastirit: fsh. Logovardi (kashtë në oborr); Komuna e Manastirit: v. q. Ergella (vegjetacion i ulët); Komuna e Bogdancit: ndërmjet fsh. Stojakovë dhe fsh. Selemli (deponi ilegale); Komuna e Prilepit: rr. Debarca, v. q. Teke (deponi ilegale); Komuna e Dollnenit: fsh. Zhitoshe (vegjetacion i ulët); Komuna e Kavadarit: fsh. Drenovë (vegjetacion i ulët); Komuna e Negotinës: pranë varrezave të qytetit (vegjetacion i ulët); Komunat e Vinicës dhe Zërnovcit: ndërmjet fsh. Zërnovc dhe fsh. Leski (hamullore); Komuna e Likovës: ndërmjet fsh. Sllupçan dhe fsh. Vaksincë (vegjetacion i ulët); Komuna e Kratovës: fsh. Talashmancë (vegjetacion i ulët, shkurre dhe disa akacie); Komuna e Rankovcës: fsh. German (vegjetacion i ulët); Komuna e Zhelinës: fsh. Leshnicë e Epërme (vegjetacion i ulët dhe mbeturina); Komuna e Tearcës: fsh. Tearcë (vegjetacion i ulët, shkurre, vijë ndarëse të arave dhe hamullore); Komuna e Gostivarit: pranë urës së Gjonovicës (vegjetacion i ulët dhe mbeturina); Komuna e Gostivarit: fsh. Padalishtë (pyll)
