Ahmeti pret në Reçicë të Vogël përfaqësuesen e Ambasadës Amerikane
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël me Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varnes.
Takimi u zhvillua në selinë qendrore të BDI-së, ndërsa palët diskutuan për zhvillimet politike në vend, proceset demokratike dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.
Nga BDI bëhet e ditur se në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe angazhimi për stabilitetin, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian të vendit.
