Kryetari i studentëve të drejtësisë, Jon Selimi, ka përcjellë një mesazh të qartë lidhur me zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, duke kërkuar respektimin e tij të plotë dhe pa përjashtime.
“O respektojeni Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve 100%, o qetësi nuk ka!”, është mesazhi i Selimit, i cili vë në fokus kërkesën për zbatimin e plotë të dispozitave ligjore që garantojnë përdorimin e gjuhës shqipe.
Deklarata e tij vjen në një periudhë kur çështja e përdorimit të shqipes në institucionet shtetërore dhe në procedurat gjyqësore është rikthyer në qendër të debatit publik.
Selimi kërkon që respektimi i ligjit të mos mbetet vetëm në letër, por të garantohet edhe në praktikë.
