Komentuesit Ramadanit: Me çfarë fytyre kërkon unitet?

Thirrja e Haqim Ramadanit për unitet dhe për t’i lënë pas përçarjet ka shkaktuar reagime të ashpra nga qytetarët në rrjetet sociale.

Ramadani, përmes një postimi të fundit, kërkoi që pas zgjedhjeve të vitit 2025 të mbyllet kapitulli i përçarjeve, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të ndahen në “patriotë” e “tradhtarë” për shkak të bindjeve politike.

Por postimi i tij nuk kaloi pa kundërpërgjigje. Komentuesit e kanë sulmuar ashpër Ramadanin dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi thirrjen e tij për unitet.

“Bëje një xhiro në Komunën e Çairit për paushall 1.000 euro”, shkruan një komentues, duke hedhur akuza ndaj Ramadanit.

Në një tjetër koment thuhet: “Po si tradhtar, çka i tradhtove të Bërvenicës?”, ndërsa në komente të tjera përmendet edhe fjala “pazarlleqe”.

Reagimet tregojnë se një pjesë e qytetarëve nuk janë të gatshëm ta pranojnë thirrjen për unitet pa u dhënë më parë përgjigje pyetjeve dhe akuzave që po qarkullojnë në publik.

Ramadani, ndërkohë, në postimin e tij thekson se 4.224 votat e marra në zgjedhje kanë ardhur nga të gjitha pjesët e Komunës së Bërvenicës dhe se tashmë duhet të fokusohet te puna, shërbimet dhe mirëqenia e qytetarëve.

Megjithatë, komentuesit po i përgjigjen me një pyetje të drejtpërdrejtë: Me çfarë fytyre kërkon unitet, kur ende ka kaq shumë pikëpyetje rreth veprimeve dhe qëndrimeve të tua?

Akuzat e bëra në komente janë qëndrime të qytetarëve dhe nuk përbëjnë fakte të konfirmuara.

Back To Top