Kur Gjithë Bota Mbjell Pemë, në Çair Shkaterrohen Drunjt e Fundit!

Ndërsa e gjithë bota po përpiqet të gjelbërojë dhe të mbrojë mjedisin, në Fushë Topane, Çairi po shikon të kundërtën: drunjt e vetmuar që mbilleshin me kujdes po prehen dhe zhduken para syve të banorëve.

Ky ishte gjelbërimi ynë i fundit në këtë zonë, shpresa për ajër të pastër, hijen e munguar dhe një ambient më të gjelbër për komunitetin. Por çdo ditë, disa vendime të diskutueshme kanë bërë që rrugët dhe oborret e Fushë Topan të duken të shkreta.

Banorët janë të tronditur dhe kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet lokale. Pyetja mbetet: kush dha urdhër për këtë shkatërrim dhe pse nuk po mbron gjelbërimin ekzistues në Fushë Topan?

Ekspertët e mjedisit paralajmërojnë se çdo pemë e prerë ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e ajrit, temperaturën e ambientit dhe mirëqenien e komunitetit. Fushë Topana ka nevojë për veprime urgjente për të ndalur këtë trend.

Ndërsa bota investon në pemë dhe gjelbërim, ne po humbasim të vetmet drunj që kishim në Fushë Topane. Banorët dhe aktivistët e mjedisit paralajmërojnë: pa ndërhyrje, kjo shkatërrim mund të bëhet i përhershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top