Lirim Mehmetaj ironizon: “Kurti po e kritikon Mickoskin për shqiptarët në Maqedoni? Po jo more…”

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar me ironi pas një postimi ku është shfaqur një fotografi nga Konventa e VLEN-it, në të cilën shihen duke buzëqeshur kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

Duke e shpërndarë fotografinë, Mehmetaj ka vënë në dyshim narrativën e përplasjeve politike mes tyre, duke ironizuar me deklaratat që e paraqesin Kurtin si kritik të ashpër ndaj Mickoskit për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.

“Po jo more…”, ka shkruar ai në mënyrë ironike, duke lënë të kuptohet se realiteti i takimeve dhe buzëqeshjeve publike nuk përputhet me diskursin e ashpër që shpesh paraqitet në opinion.

Fotografia dhe reagimi i tij kanë nxitur komente të shumta në rrjete sociale, ku disa e shohin si kritikë ndaj hipokrizisë politike, ndërsa të tjerë si thjesht interpretim politik i momentit.

Back To Top