Mexhiti pranon se VLEN ende nuk e ka zgjidhur çështjen kryesore: kush do ta drejtojë

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN dhe njëherit kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pranuar se brenda këtij subjekti politik ende nuk është zgjidhur çështja kryesore – kush do ta drejtojë koalicionin.

I pyetur nga gazetarët nëse udhëtimi i tyre drejt Prekazit ka të bëjë me finalizimin e çështjes së liderit të VLEN-it, Mexhiti theksoi se vizita ka karakter krejtësisht tjetër dhe lidhet me homazhet në varrezat e familjes Jashari.

Ai u shpreh se për momentin nuk ka zhvillime të reja sa i përket organizimit të brendshëm të VLEN-it dhe se opinioni do të informohet në kohën e duhur.

“Sa i përket VLEN-it, po punohet, nuk ka diçka jashtë asaj që e kemi thënë deri tash. Në momentin e duhur do t’ju njoftojmë. Nuk është vetëm çështja e liderit, por flasim për ideologjinë, programin, platformën dhe mënyrën më të mirë se si duhet të funksionojë VLEN-i”, deklaroi Mexhiti.

Back To Top