Në Brazil ndalohen bastet online, në Maqedoni ende funksionojnë. Ku është VLEN-i?

Brazili ka kaluar nga rregullimi te ndalimi i basteve sportive dhe lojërave online, duke ndaluar edhe reklamimin dhe sponsorizimin; masat parashikojnë bllokimin e platformave dhe ndërhyrje ndaj operatorëve ilegalë.

Në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë, VLEN e kishte shpallur luftën ndaj lojërave të fatit si një prej premtimeve të veta politike. Izet Mexhiti në vitin 2024 deklaronte se programi i VLEN-it kishte nisur të zbatohej dhe se hapi i parë ishte largimi i lojërave të fatit nga shtëpitë.

Sot, përballë shembullit të Brazilit, pyetja politike është e pashmangshme: ku mbeti premtimi për bastet? Nëse Brazili mund të marrë një vendim të prerë ndaj basteve online, reklamimit dhe sponsorizimit, çfarë ka mbetur nga premtimi i VLEN-it dhe sa larg është shkuar realisht nga masat e kufizuara deri te ndalimi?

Back To Top