Patriotsko Drustvo demanton Astrit Isenin: Marshuam për luftimet e Kumanovës dhe jo ditën e Evropës.
Zv.ministri i brendshëm i policisë Astrit Iseni në një linjë telefonike për Alsat tha se bëhet fjalë për maratonë për të shënuar 9 majin, ditën e Evropës. Maratona është realizuar nga Idrizova nëpërmjet fshatit Rramali deri në Stacionin policor.Gjatë marshimit nëpër rrugët kryesore ata janë dëgjuar duke brohoritur se “do të luftojnë për Maqedoninë”.
