Pano me gabime të shumta gjuhësore në Universitetin “Nënë Tereza”, organizim i Qeverisë dhe eksponentëve të koalicionit VLEN

Një pano informuese e shfaqur gjatë një aktiviteti në ambientet e Universiteti Nënë Tereza në Shkup ka nxitur reagime për shkak të gabimeve të shumta gramatikore dhe drejtshkrimore në përkthimin në gjuhën shqipe.

Sipas fotografive të publikuara në rrjete sociale, teksti në pano përmban pasaktësi të dukshme gjuhësore, gjë që ka ngritur pikëpyetje për standardin e përdorur në një aktivitet zyrtar të organizuar nga Qeveria aktuale, ku morën pjesë edhe eksponentë të koalicionit politik VLEN.

Njohës të gjuhës dhe qytetarë kanë theksuar se gabime të tilla janë të papranueshme për një aktivitet institucional, veçanërisht kur bëhet fjalë për një institucion të arsimit të lartë dhe për përdorimin korrekt të gjuhës shqipe në hapësira publike.

Back To Top