Pas deklaratës së Zelenskyyt në Beograd, hiqet mbishkrimi “Free Ukraine” nga qendra e Prishtinës

Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në zemër të Prishtinës si simbol i solidaritetit të Kosovës me Ukrainën, është larguar këtë të diel, pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës së tij në Beograd, ku ai tha se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Pamjet e heqjes së mbishkrimit janë publikuar në rrjetet sociale nga qytetarë që kanë qenë të pranishëm në qendër të kryeqytetit.

Kosova, që nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022, iu bashkua shteteve perëndimore në dënimin e agresionit rus dhe vendosi sanksione ndaj Moskës.

Në shenjë mbështetjeje për popullin ukrainas, në qendër të Prishtinës ishte vendosur edhe një flamur gjigant i Ukrainës, i cili për rreth katër vjet qëndroi si simbol i solidaritetit të Kosovës me Ukrainën gjatë luftës.

Back To Top