Prindi i zëvendësministrit Driton Sulejmani bën “like” në postimin e BDI-së për gjuhën shqipe!

Një reagim në rrjetet sociale i Ferdeze (Aliu) Sulejmanit, prindit të zëvendësministrit të Arsimit, Driton Sulejmani, ka tërhequr vëmendjen pasi ajo ka pëlqyer një postim të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në të cilin kritikohet Qeveria për mospublikimin në gjuhën shqipe të procesverbaleve të dhjetëra seancave qeveritare.

Në postimin e BDI-së ngrihet çështja e procesverbaleve të seancave të Qeverisë që, sipas kësaj partie, nuk janë publikuar edhe në versionin shqip të faqes zyrtare. Ferdeze Sulejmani ka reaguar ndaj këtij postimi duke shtypur butonin “like”.

Vëmendje shtesë ka shkaktuar fakti se postimi shoqërohet edhe me një video të zëvendëskryeministrit dhe kryetarit të Alternativës, Bekim Sali. Në videon e publikuar, Sali flet për statusin e gjuhës shqipe, duke e cilësuar atë si “gjuhë të përkthyer” dhe jo si gjuhë zyrtare.

Pëlqimi i Ferdeze Sulejmanit merr dimension politik edhe për shkak të pozitës së djalit të saj. Driton Sulejmani, përveçse ushtron funksionin e zëvendësministrit të Arsimit, është pjesë e Alternativës, partisë së drejtuar nga Bekim Sali. Ai është anëtar i kryesisë së ngushtë dhe zëdhënës i partisë.

Në këtë kontekst, “like”-u i prindit të tij në një postim kritik ndaj Qeverisë dhe qëndrimit të kreut të Alternativës në rrjetet sociale po interpretohet si shenjë mospajtimi dhe se zonja Sulejmani kundërshton politikisht partinë ku bën pjesë djali i saj.

Back To Top