Pyetje publike për AVMU: Pse mungon ende zëvendësdrejtori shqiptar?

Nafie Selmani shkruan :

Me kompetencë qytetare, po e shfrytëzoj të drejtën time për të parashtruar disa pyetje, për të cilat mediat do të duhej të interesoheshin seriozisht:

Pse në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale e njohur si AVMU, si trup rregullator për media, ende nuk është zgjedhur zëvendësdrejtori shqiptar? Kjo çështje mbetet e hapur që nga rrëzimi i konkursit në dhjetor 2025, në të cilin kishte aplikuar edhe shoku i Zeqirija Ibrahimi, i cili, sipas informatave, i kishte plotësuar kushtet formale-juridike. Megjithatë, sipas do burimeve jozyrtare që vijnë po nga kjo Agjenci, konkursi është rrëzuar nga dy anëtaret shqiptare, me ndikim nga rrethi i Izet Mexhitit. A është e vërtetë kjo dhe cilat janë arsyet zyrtare të këtij vendimi?
Dhe, kur do të zgjedhet zëvendësdrejtori shqiptar?
Apo VLENi po vazhdon të “harmonizohet” akoma me thika pas shpine njëri-tjetrit?

Gjithashtu, çfarë ka ndodhur me rastin e kryeredaktores së Radio Televizioni i Maqedonisë (RTVM)?
U përfol se do të ketë dënim për shkak të transmetimit të një kënge të interpretuar nga një fëmijë, e cilësuar si me përmbajtje “irredentiste”. Informata që qarkullojnë dhe kanë arritur tek qytetarët (taksapaguesit) thonë se po i njëjti trup rregullator ka kërkuar që ajo të sanksionohet, duke dorëzuar kërkesë në Këshillin e RTVM-së. Dhe nëse kanë dërëzuar, si ka vepruar Këshilli i RTVM mbi këtë çështje?

A është ndërmarrë ndonjë veprim konkret dhe cili është statusi aktual i këtij rasti? Dhe cili ka qenë roli i dy anëtarëve shqiptare në Këshillin e kësaj Agjencie lidhur me këtë rast?

Transparenca dhe llogaridhënia institucionale nuk janë çështje opsionale në stilin “dua –s’dua”, por obligim ndaj qytetarëve.✌️

Me respekt,
Nafie Selmani 😘

Back To Top