Qeveria humb 70 milionë euro ndihmë nga BE për shkak të mosrealizimit të reformave.
Sipas të dhënave të publikuara për realizimin e agjendës reformuese, Bashkimi Evropian ka miratuar vetëm 65.7 milionë euro, ndërsa institucionet kishin për obligim të realizonin reforma me vlerë prej mbi 134 milionë eurosh.
Kjo do të thotë se shteti ka humbur gati 70 milionë euro për shkak të reformave të parealizuara, mungesës së kapacitetit dhe dështimit institucional.
Më alarmante është se humbjet më të mëdha ndodhin pikërisht në ministritë që duhej të ishin shtylla e transformimit evropian të shtetit.
Ministria e Drejtësisë rezulton me mbi 37 milionë euro reforma të parealizuara.
Ministria e Financave dhe Ministria e Energjetikës me nga mbi 23 milionë euro secila.
Pas tyre vijnë Ministria e Arsimit, Ministria e Mjedisit Jetësor, administrata publike dhe sektorë të tjerë kyç.
Pra, aty ku duhej të kishte reforma, ka stagnim.
Aty ku duhej të kishte rezultate, ka humbje.
Çdo euro e humbur është më pak investim në shkolla, spitale, infrastrukturë, energjetikë dhe standardin e qytetarëve.
Ndërkohë që vendet e rajonit avancojnë dhe sigurojnë mbështetje më të madhe evropiane, kjo qeveri po e izolon vendin përmes paaftësisë dhe propagandës së përditshme.
BDI kërkon përgjegjësi të qartë:
- Kush i dështoi reformat?
- Kush do të mbajë përgjegjësi për humbjen e këtyre mjeteve?
- Dhe deri kur qytetarëve do t’u shiten dështimet si “suksese historike”?
E ardhmja evropiane nuk mbahet me marketing politik.
Ajo kërkon punë, seriozitet dhe institucione funksionale.
