Sekretariatet profesionale të BDI-së në Çair nisin punën për monitorimin e politikave publike

Dega e BDI-së në Çair ka mbajtur takimin e parë koordinues me kryetarët e sekretariateve profesionale, duke shënuar fillimin e angazhimit të tyre në monitorimin dhe analizimin e politikave publike në nivel lokal dhe qendror.

Sipas njoftimit të degës, sekretariatet që mbulojnë fusha si arsimi, shëndetësia, ekonomia, sporti, kultura, infrastruktura, digjitalizimi, financat, bizneset e vogla, bujqësia, administrata publike, antikorrupsioni, integrimi evropian dhe toleranca ndërfetare do të jenë baza e një qasjeje të re opozitare.

Nga BDI-Çair bëjnë të ditur se çdo sekretariat do të ketë për detyrë të analizojë projektet dhe politikat publike, të evidentojë dështimet dhe vonesat, por njëkohësisht të propozojë zgjidhje konkrete dhe alternativa të realizueshme në interes të qytetarëve.

“Politika nuk matet vetëm me zgjedhje, por me aftësinë për të dëgjuar, kuptuar dhe mbrojtur interesin e qytetarëve çdo ditë”, thuhet në kumtesën e Degës së BDI-së në Çair.

Back To Top