“Shikoje dokumentin!” – Hoxha ia bën të qartë Nesimit: “I ke ngatërruar dokumentet”!

Debati për Alta Bankën ka marrë vëmendje në emisionin e mbrëmshëm “Click Plus” në TV21, ku nënkryetari i BDI-së, Arjanit Hoxha, iu drejtua analistit Florian Nesimi me fjalët: “I ke ngatërruar dokumentet”.

Gjatë diskutimit, Nesimi pretendoi se në informacionin e Qeverisë të datës 6 qershor 2023 përmendet Alta Banka, ndërsa Hoxha kundërshtoi duke i treguar dokumentin ku, sipas tij, bëhet fjalë për Halk Bankën.

“Ja zotëri, Halk Bank e ke”, iu drejtua Hoxha, ndërsa Nesimi insistoi se e kishte lexuar dokumentin.

Hoxha më pas theksoi se në atë periudhë Alta Banka nuk kishte ekzistuar, duke i thënë drejtpërdrejt analistit: “E ke gabim, i ke ngatërruar dokumentet”.

Gjatë debatit, Hoxha deklaroi gjithashtu se, sipas tij, po tentohet të defokusohet opinioni nga çështja e Alta Bankës dhe kritikoi rolin që, sipas tij, ka marrë VLEN në këtë debat.

Back To Top