Skandal në trafik: Vozisnin pa patentë, policia i arreston 6 shoferë

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka ndërmarrë aksione në të gjithë territorin e vendit, duke arrestuar gjashtë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve. Ajo që e bën edhe më alarmant rastin është fakti se të gjithë të ndaluarit kanë qenë pa patentë shoferi.

Sipas informacioneve zyrtare, nga të arrestuarit, dy janë kapur në Shkup, dy në Kumanovë, ndërsa nga një në Strumicë dhe Shtip. Të njëjtit janë ndaluar në flagrancë duke rrezikuar sigurinë në komunikacion.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve do të ngrihen kallëzime përkatëse penale ndaj tyre.

Nga policia apelojnë te të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa leje drejtimi dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të të tjerëve në rrugë.

Back To Top